Kosova
Kandiç kundër lirimit të Ratko Mladiç për trajtim mjekësor: Ai s’duhet as të trajtohet e as të varroset në Serbi
Natasha Kandiç, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka reaguar ndaj kërkesës së familjes së Ratko Mladiq për lirimin e tij të përkohshëm me qëllim trajtimin mjekësor në Serbi, duke theksuar se një nismë e tillë nuk duhet të ketë mbështetje politike apo institucionale.
Në një reagim në rrjetin social X, Kandiq u shpreh se i dënuari për krime lufte nuk duhet as të trajtohet dhe as të varroset në Serbi.
Ajo iu drejtua edhe ministrit serb të Drejtësisë, duke theksuar se nuk ekzistojnë garanci për trajtim pa u zbardhur plotësisht ngjarjet kyçe të periudhës së luftës, përfshirë përgjegjësinë për fushatën e snajperëve dhe çështje të tjera të diskutueshme.
Reagimi i saj vjen pasi mediat raportuan se familja e Mladic dhe avokati i tij, kanë paraqitur kërkesë në Hagë për lirimin e përkohshëm të tij, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Mladiq, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska, është dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, përndjekjen e popullsisë joserbe, rrethimin e Sarajevës dhe marrjen peng të pjesëtarëve të UNPROFOR-it.