Connect with us

Aktualitet

Zhduken tre adoleshentë, familjarët kërkojnë ndihmën e policisë për gjetjen e tyre

Një ngjarje e rëndë është raportuar në qytetin e Durrësit, pasi tre fëmijë janë raportuar të humbur. Familjarët e tyre kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tyre, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e largimit të tyre.

Në njoftimin e policisë thuhet se tre adoleshentë të moshës 15-17 vjeç, janë raportuar të humbur nga familjet e tyre. Pas kësaj, policia ka nisur hetimin dhe punën për gjetjen e tyre nëpërmjet kontrolleve, qelizave telefonike apo dhe rrjetit social e marrjes në pyetje të rrethit shoqëror.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, pasi kanë kallëzuar shtetaset Z. K., M. N., dhe H. L., se janë larguar nga banesa 3 fëmijët e tyre, të moshave 15 dhe 17 vjeç”, bëri me dije policia ditën e sotme (27 prill).

Menjëherë ka nisur hetimi dhe puna për gjetjen e tyre nëpërmjet kontrolleve, qelizave telefonike apo dhe rrjetit social e marrjes në pyetje të rrethit shoqëror./

Advertisement