Connect with us

Bota

DREDHIA QE IRANI PO I BEN DONALD TRUMPIT

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po “poshtërohen” nga Irani, duke paralajmëruar se konflikti mes palëve nuk pritet të marrë fund në një të ardhme të afërt.
Gjatë një vizite në Marsberg, Merz theksoi se Irani është më i fortë nga sa pritej”, ndërsa Shtetet e Bashkuara “nuk kanë një strategji bindëse në negociata.
Ai shtoi se problemet me konflikte të tilla lidhen jo vetëm me hyrjen në to, por edhe me mënyrën e daljes, duke sjellë si shembuj përvojat e gjata në Afganistan dhe Irak.
Sipas tij, SHBA “dukshëm ka hyrë në këtë luftë pa strategji”, çka e bën edhe më të vështirë përfundimin e saj.
Ai vlerësoi gjithashtu se pala iraniane po menaxhon me aftësi negociatat, ose po shmang me mjeshtëri angazhimin në to.
“Një komb i tërë po poshtërohet nga udhëheqja iraniane”, u shpreh Merz, duke e cilësuar situatën si të ndërlikuar dhe me pasoja të drejtpërdrejta ekonomike.
Kancelari theksoi se konflikti ka ndikim të drejtpërdrejtë në performancën ekonomike, ndërsa Gjermania mbetet e gatshme të kontribuojë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për furnizimin global me naftë, përmes vendosjes së mjeteve detare për pastrimin e minave por vetëm nëse arrihet ndalimi i luftimeve.

Advertisement