Kronike
SPAK e shpalli në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata
Është arrestuar në Brazil Ervin Mata. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala.
Më herët, Gjykata e Lartë Federale ka lëshuar një urdhër arresti për biznesmenin shqiptar Ervin Matën, i cili kërkohet nga SPAK si përgjegjës për trafikimin sasive të konsiderueshme të kokainës nga Amerika Latine në Europa.
Po ashtu, sipas SPAK këtij grupi i janë kapur për një periudhë kohorë prej 2 vitesh një sasi prej 931 lëndë narkotikë.
Paratë e fituara nga ka aktiviteti i drogës, grupi në fjalë besohet se i ka investuar në Shqipëri në ndërtim. Ndër të tjera, për të mos rënë në sy të autoriteteve levizjen e parave e bënin nëpërmjet sistemit Hawala.
Gjithashtu Mata ishte i përfshirë në masakrën e ndodhur në ish-Bllok e ndodhur më 4 tetor 2018.
Lidhur me arrestimin e Ervin Matës ka reaguar edhe Policia e Shtetit.
Në njoftimin zyrtar theksohet se 39-vjeçari fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.
Njoftimi;
Grupi kriminal, me veprimtari në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe Europë, u hetua në kuadër të një procedimi penal të SPAK, në vitin 2023, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe agjencitë ligjzbatuese të 6 shteteve.
Si rezultat i shkëmbimit dhe koordinimit të informacioneve, në kohë reale, ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Brasilias, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u kap në Brazil, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. M., 39 vjeç.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Në vitin 2023, gjatë një procedimi të regjistruar nga SPAK, janë kryer hetime, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe me agjencitë ligjzbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane, lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe në disa shtete europiane.
Gjithashtu hetime janë kryer dhe në lidhje me disa ngjarje kriminale të mëparshme, të ndodhura në Shqipëri.
Në kuadër të këtij procedimi, shtetasi E. M. dyshohet se ka koordinuar bashkëpunëtoret e tij, për trafikimin e 240 kg lëndë narkotike Kokainë, më datë 29.09.2020.
39-vjeçari u kap në qytetin e Ilha Bela, dhe kishte në përdorim dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Brasilia, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit E. M., në Shqipër