Bota
Kina rikthen eksportet e karburanteve, ndërhyn për të stabilizuar tregun
Kina pritet të rifillojë eksportin e karburantit për avionë, benzinës dhe naftës, sipas një raportimi të Financial Times. Lajmi vjen pasi kompanitë e mëdha shtetërore të naftës kanë aplikuar për leje eksporti për të nisur furnizimet gjatë muajit maj.
Sipas burimeve tregtare , Pekini synon të orientojë kryesisht furnizimet me karburant avionësh drejt vendeve aziatike, të cilat aktualisht po përballen me mungesa të rrezikshme. Ky hap shihet si një përpjekje për të stabilizuar tregjet rajonale të energjisë dhe për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës së furnizimit.