Kronike
Gjendet makina e dytë e vrasësve të çiftit në Lezhë, brenda kishte dokumentet e tre autorëve
Policia e Lezhës ka gjetur makinën tjetër të përfshirë në vrasjen e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit, ngjarje e regjistruar pak ditë më parë, në fshatin Balldren.
Sipas policisë, automjeti tip “Audi A4”, u gjet i braktisur në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, në tokë arë, pranë një kanali. Brenda automjetit janë gjetur dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim.
Mjeti tip Audi, dyshohet se është përdorur nga bashkautorët, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.
Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike, sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.