Connect with us

Aktualitet

Shisnin fenelina dhe pajisje si të policisë pa autorizim, në pranga dy pronarët e dyqaneve

Policia e Tiranës këtë të enjte ka vënë në pranga dy persona, të cilët në dyqanet e tyre shisnin fenelina dhe pajisje të tjera si të policisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Signals”, në pranga kanë rënë shtetasit Xh. T., 23 vjeç dhe H. L., 41 vjeç, të cilët nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën dhe as autorizimin përkatës për mbajtjen dhe tregtimin e fenilinave dhe paisjeve të tjera të policisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë oragnizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Signals”, si rezultat i të cilit u zbuluan 2 dyqane ku shiteshin fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia.

Në kuadër të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. T., 23 vjeç dhe H. L., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në dyqanet e këtyre shtetasve, në rrugën “Konferenca e Pezës”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fenelina dhe pajisje të tjera si të Policisë, për të cilat shtetasit nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën e tyre dhe as autorizimin përkatës për mbajtjen dhe tregtimin e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement