Connect with us

Bota

Beteja me kancerin/ Netanyahu poston nga palestra

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu iu përgjigj me një video nga një palestër deklaratave të ish-kryeministrit Naftali Bennett në lidhje me moshën dhe shëndetin e tij. Netanyahu postoi një video që e tregonte duke u stërvitur, ndërkohë që ndau edhe zakonet e tij të të ngrënit pas ushtrimeve.

Mediat shkruajnë se disa ditë më parë, kryeministri izraelit njoftoi se i ishte nënshtruar trajtimit për një tumor malinj të prostatës, pas një operacioni për hipertrofi beninje në dhjetor 2024. Vlerësimi i tij vjetor mjekësor tregoi se kryeministri 76-vjeçar është i shëndetshëm, me teste normale dhe funksion të qëndrueshëm të zemrës.
Netanyahu tha se e vonoi bërjen publike të gjendjes së tij shëndetësore, për të parandaluar një propagandë të mundshme nga Irani.

Advertisement