Aktualitet
DIETA E HEKURT/ Ish-shefi i kuzhinës zbulon sekretet e dietës së Cristiano Ronaldos
Portugezi vazhdon të garojë në nivelin më të lartë edhe në moshën 41-vjeçare, duke ruajtur një përqindje mbresëlënëse të ulët të yndyrës trupore dhe një fizik që të kujton një atlet shumë më të ri.
Cristiano Ronaldo mbetet një shembull i pashoq profesionalizmi, duke gëzuar një gjendje të jashtëzakonshme fizike, falë një regjimi strikt ushqimor dhe disiplinës së hekurt.
Sipas Giorgio Barone-s, ish-kuzhinierit personal të Ronaldos gjatë kohës kur luante te Juventusi, një nga elementet kryesore të dietës së tij është shmangia e plotë e qumështit. Ai ndan bindjen se konsumimi i qumështit pas periudhës së foshnjërisë nuk është i natyrshëm për njerëzit, duke argumentuar se asnjë kafshë tjetër nuk vazhdon ta pijë atë pas muajve të parë të jetës.
Gjashtë vakteve ditore dhe rikuperimi intensiv
Ronaldo ndjek një regjim me gjashtë vakte në ditë, të pasur me proteina dhe lëndë ushqyese. Ai gjithashtu i kushton rëndësi të jashtëzakonshme rikuperimit, duke përdorur saunën dhe terapinë me akull pas stërvitjeve me intensitet të lartë, të cilat mund të zgjasin deri në katër orë në ditë. Përqindja e yndyrës në trupin e tij është rreth 7%, dukshëm më e ulët se mesatarja e futbollistëve profesionistë.
Çfarë përfshin menyja e tij ditore?
Dieta e tij bazohet në ushqime me pak yndyrë dhe vlerë të lartë ushqyese, si peshku i freskët, pula, avokadoja, drithërat integrale, perimet dhe frutat. Mëngjesi i tij zakonisht përbëhet nga avokadoja, vezët dhe kafeja pa sheqer, ndërsa dreka përfshin pulë ose peshk të shoqëruar me perime. Darka është e lehtë, me fokus te proteinat dhe perimet, duke shmangur karbohidratet e rafinuara si buka dhe makaronat. Gjithashtu, ai shmang rreptësisht pijet e gazuara, duke konsumuar vetëm ujë një qëndrim që u bë mjaft viral gjatë Kampionatit Evropian 2020.
Disiplina e Ronaldos shërben si model për shumë futbollistë të rinj. Lojtarë si Vinicius Jr. ndjekin modele të ngjashme dietike dhe stërvitore, ndërsa edhe Neymar është konsultuar mbi metodat e tij për menaxhimin e formës fizike.