Connect with us

Kosova

Serbia autostradë deri në Mitrovicë/ Vuçiç: Amerika të sigurohet se Kosova nuk do ta pengojë projektin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka prezantuar disa nga projektet infrastrukturore që synon t’i realizojë, duke përmendur edhe një plan për ndërtimin e një autostrade që do të shtrihej deri në pikën kufitare në Jarinje.

Ai tha se ambicia e tij është që kjo rrugë të vazhdojë edhe disa kilometra brenda territorit të Kosovës, duke theksuar se Serbia është e gatshme të mbulojë tërësisht koston e investimit.

“Jemi të gatshëm të paguajmë për ndërtimin, pra 45 kilometra autostradë deri në Mitrovicë, deklaroi Vuçiç.

Sipas tij, mbetet që faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, të garantojnë që institucionet në Pristina nuk do të pengojnë realizimin e këtij projekti.

“Ne po paguajmë gjithçka, çmimin e plotë, vetëm që amerikanët të sigurohen që Prishtina të mos shkaktojë probleme për këtë çështje”, shtoi ai.

Advertisement