Connect with us

Bota

Të shtëna me armë zjarri në Uashington D.C, Shtëpia e Bardhë izolohet për 20 minuta, shërbimi sekret neutralizon autorin

Shërbimi Sekret Amerikan tha se një individ u qëllua nga forcat e rendit sot pranë Monumentit të Uashingtonit, i cili është disa kilometra larg nga Shtëpia e Bardhë.

Gjendja e personit dhe rrethanat e të shtënave rreth Rrugës së 15-të dhe Avenue Independence nuk u bënë të ditura menjëherë.

Shërbimi Sekret i inkurajoi njerëzit të shmangnin zonën, ndërsa ekipet e emergjencës iu përgjigjën të shtënave jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë, ku Presidenti Donald Trump po mbante një aktivitet të biznesit të vogël.

Advertisement