Connect with us

Aktualitet

Humb kontrollin e mjetit/ Automjeti përfundon në kanal pranë Lumit të Vlorës

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga, dyshohet si pasojë e shpejtësisë së lartë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, ndërsa makina ka përfunduar në kanal anës rrugës duke u përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e aksidentit, shoferi ka marrë lëndime të lehta dhe është ndihmuar menjëherë. Ndërkohë, automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Advertisement