Kosova
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Kosovës në BE
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Irlanda, ku është takuar me ministren për Punë të Jashtme dhe Tregti, Helen McEntee.
Gjatë takimit, siç ka njoftuar Konjufca, janë diskutuar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Irlandës, duke theksuar miqësinë mes dy popujve dhe vlerat e përbashkëta.
Një ndër temat kryesore të diskutimit ka qenë edhe procesi i integrimit evropian të Kosovës.
Duke pasur parasysh se Irlanda pritet të marrë presidencën e Bashkimi Evropian, Konjufca ka kërkuar mbështetjen e saj për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim.
“U dakorduam që Kosova nuk mund të veçohet nga procesi dhe përcaktimi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Konjufca në platformën sociale, Facebook.
Gjatë qëndrimit në Irlandë, ministri është takuar edhe me anëtarë të Komitetit të Përbashkët për Çështjet e Bashkimit Evropian të parlamentit irlandez, si dhe me senatorin Pat Casey. Sipas njoftimit, këto takime kanë riafirmuar mbështetjen parlamentare të Irlandës për rrugën evropiane të Kosovës.