Connect with us

Aktualitet

Ishte shpallur i zhdukur prej disa ditësh, gjendet i mbytur në lumin Osum 30 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 30-vjeçar i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh është gjetur i mbytur në lumin Osum. Viktima është identifikuar si David Shehaj, 30 vjeç dhe banues në lagjen “Çlirim”.

Fillimisht kanë qenë familjarët e tij ata që kanë denoncuar zhdukjen e tij, ndërsa disa banorë të zonës kanë deklaruar se e kishin parë viktimën duke u hedhur në lumë. Pas kësaj autoritetet kanë nisur kërkimet dhe kanë gjetur trupin e 30-vjeçarit.

Advertisement