Connect with us

Politike

Gonzato hedh poshtë spekulimet e opozitës: Raporti IBAR vijon

Ambasadori Silvio Gonzato quan spekulim deklaratat e bëra nga PD për bllokimin e raportit të IBAR.

Gjatë eventit për Ditën e Europës, ai u shpreh se dokumenti është pozitiv, ndërsa shtoi se shtetet anëtare do ta diskutojnë, por nuk votohet.

Siç e thashë edhe dje, kam dëgjuar shumë spekulime për çka po ndodh në Bruksel dhe duhet të jem pak pedagogjik në qasjen time në përgjigje. Së pari, grupi i punës, Koela, është një grup pune që bën bashkë përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së. Është një grup diplomatësh që mblidhen me dyer të mbyllura.
KE po vërtet ka dorëzuar këtij grupi raportin IBAR, një raport për të parë nëse Shqipëria ka përmbushur piketat e tanishme.

Raporti ka bërë vlerësim pozitiv. Janë shtete anëtare që do të diskutojnë; ato nuk hedhin një votë për këtë raport, por e diskutojnë. Nën udhëheqjen e Këshillit, Qipro duhet të miratojë një qëndrim dhe të shpjegojë piketat përmbyllëse që duhet të plotësojë Shqipëria.
Kapitulli i themeloreve është i pari që hapet dhe i fundit që mbyllet. Është një diskutim i rëndësishëm. Kjo është përgjigja ime.”, tha Gonzato.

Advertisement