Connect with us

Aktualitet

Aksion i befasishëm në burgun e Fierit, Vlorës dhe Peqinit/ Dalin pamjet e kontrolleve

Aksion blic është zhvilluar sot në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin

Në vijim të masave për forcimin e sigurisë dhe disiplinës në institucionet penitenciare, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,  Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, drejtuan sot, kontrolle të befasishme në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin.


Kontrollet u ushtruan nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve, me fokus evidentimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve.


Gjatë kontrolleve u konstatuan dhe u sekuestruan aksesorë mjetesh komunikimi që përbëjnë vepër penale, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara dhe të tepërta.

Për rastet e konstatuara u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve për veprime të mëtejshme proceduriale.


Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të.

        

Advertisement