Connect with us

Bota

“Sapo goditëm dikë!”/ AUDIO e pilotit para se te përplaste për vdekje qytetarin

Një incident tragjik ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit, ku një këmbësor humbi jetën pasi u përplas nga një avion i kompanisë Frontier gjatë procedurave të ngritjes.

Ndërkohë është bërë publike audio e pilotit të fluturimit 4345, i cili komunikoi me kullën e kontrollit pak sekonda pas incidentit duke u shprehur: “Sapo goditëm dikë… kemi zjarr në motor”.

Vetëm pak më vonë personeli në tokë konfirmmoi ngjaren e rëndë, pasi raportoi për mbetje njerëzore në pistën e aeroportit.

Kujtojmë se sipas mediave të huaja , personi kishte shkelur perimetrin e sigurisë së aeroportit, kishte kapërcyer gardhin rrethues dhe kishte hyrë me vrap në pistë në momentin kur avioni po lëvizte me shpejtësi të lartë për ngritje.

Aeroporti shprehu ngushëllime, dhe konfirmoi se personi i cili ndërroi jetë nuk ishte staf.

Mësohet se viktima është goditur nga njëri prej motorëve të avionit, duke shkaktuar edhe zjarr në motor. Si pasojë, piloti ndërpreu menjëherë ngritjen, ndërsa pasagjerët u evakuuan me urgjencë. Në vendngjarje ndërhynë forcat e rendit dhe zjarrfikësit.

Advertisement