Politike
Zgjedhjet brenda PD, Gjekmarkaj takim me demokratët në Mirditë
Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka ndarë pamje nga një takim në Mirditë ku sipas tij vijon procesi me votimin për kryesinë e re.
“PD Mirditë dëshmon se është modeli më i mirë i bashkimit, koordinimit dhe energjisë fituese. Një degë e fortë, e bashkuar dhe e vendosur, që po përgatitet për fitore edhe më të thellë se ajo e vitit të shkuar”, shkruan Gjekmarkaj.
Postimi i plotë:
Me aktivin e Partisë Demokratike në Mirditë, ku 147 kryetarë dhe sekretarë të Grupseksioneve dhe Seksioneve po japin një shembull të shkëlqyer organizimi, demokracie dhe përgjegjësie politike në procesin e zgjedhjes së kryesisë së re.
Pas diskutimeve të hapura dhe frymës së bashkëpunimit që karakterizoi këtë takim, procesi vijon me votimin për kryesinë e re, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin dhe konsolidimin e strukturave tona politike.
Sot, PD Mirditë dëshmon se është modeli më i mirë i bashkimit, koordinimit dhe energjisë fituese. Një degë e fortë, e bashkuar dhe e vendosur, që po përgatitet për fitore edhe më të thellë se ajo e e vitit të shkuar.
Në emër të të kryetarit të PDSH-së, z. Sali Berisha dhe si drejtues politik, shpreh mirënjohjen dhe urimet më të përzemërta për çdo demokrat të Mirditës, për strukturat drejtuese dhe për të gjithë ata që me përkushtim e sakrificë po kontribuojnë çdo ditë në ringritjen dhe fuqizimin e Partisë Demokratike.
Mirdita ka qenë dhe mbetet simbol i qëndresës, dinjitetit dhe besimit te fitorja. Me këtë organizim, me këtë unitet dhe me këtë energji, fitorja jonë është e pandalshme