Politike
Tensione në GJKKO/ Kryemadhi përplaset me SPAK: USB-ja nuk më hapet…
Gjatë seancës së sotme në themel për ish-Presidentin Ilir Meta dhe të pandehurit e tjerë, Monika Kryemadhi pretendoi se nuk i janë dhënë provat siç duhet, dhe USB-ja është e paaksesueshme.
Po ashtu Kryemadhi pretendon se nuk janë përgjimet në dosje. Gjykata u përgjigj duke thënë se përgjimet nuk ekzistojnë, por kjo u kundërshtua nga Kryemadhi.
DISKUTIMET
Kryemadhi: Kam marrë prova dhe më është dhënë një USB nga akuza, por nuk hapet. Kërkoj të merren masa të më vendoset siç duhet. Nuk më janë vënë në dispozicion aktet për çdo përgjim të familjarëve.
SPAK: USB është marrë në gjykatë? Do ta zgjidhim, do ta japim.
Monika: Dua edhe përgjimet.
SPAK: Keni çdo gjë në dosje.
Monika: Jo, nuk i keni futur përgjimet.
Gjykata: Gjykata nuk ka se si t’ju japë diçka që nuk e disponon, pra s’ka përgjim.
Kryemadhi: Në listën e provave thuhet që ekzistojnë mbi 20 përgjime ambientale, kështu që duam t’i marrim. Në ato materiale nuk ekzistojnë.
Gjykata: Është detyrim i organit procedurial t’ua vërë në dispozicion.
Monika: Me çfarë lekësh i bënë këto ambiente?!
Nga salla: Me paratë e konfiskuara të krimit
Kryemadhi i kthehet avokatit të Metës: Fole sikur në parlament anglez, duhet t’i kishe thënë më shkurt pap-pap që “ç’është ky kafaz”.