Pinknews
Moza e dashuruar me Adionin? Publikohen pamjet e patrasmetuara
Pas daljes së Adion Pukës, Mimoza Ahmeti, gjatë qëndrimit në fermë i ka shprehur një sërë dedikimesh.
Në një moment, ajo mban veshur një bluzë të Adit dhe thotë se e kishte fshehur, e tashmë që ai është larguar, e mban për ta pasur më afër.
Këto veprime të poetes nga fermerët janë parë si një ndjenjë përtej miqësisë dhe më afër dashurisë.
–
E pyetur për këto qëndrime, Moza tha: “Çfarë të keqe ka? Bukur është. Unë e vlerësoj nga ana juaj që keni bërë këtë klip si një kujtim të bukur”.
“Më mungon dhe ka thënë se Moza Ahmeti është dashuria ime. Ai është këtu në zemër. Unë eci në aura të çuditshme”.
Moza ndërkaq ka një partner të huaj jashtë, i cili vuan prej vitesh nga një sëmundje.
Me partnerin nga Polonia, ajo thotë se u njoh në rrjete sociale, e që më pas vazhdoi raporti i tyre.