Connect with us

Aktualitet

Jeton Lami përplasje me FNSH, ish-oficer i Operacionales që shoqëronte Ervis Martinajn

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur ditën e sotme në një lokal në Kamëz. Dyshohet se protagonist i sherrit është Jeton Lami, ish-oficer i Forcës së Posaçme Operacionale dhe personi i fundit që ka shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij.

Konkretisht, konflikti është regjistruar pranë ambienteve të një lokali, kur ish-oficeri Jeton Lami, i cili ka qenë nën shoqërinë e disa personave është përplasur me një grup tjetër personash mes të cilëve dyshohet se ka qenë dhe një efektiv i Forcave të ndërhyrjes së shpejtë i identifikuar si Robert Uku.

Ky i fundit është përpjekur të ndajë të përfshirët në konflikt, por janë përballur me kërcënime nga ish-oficeri i operacionales Jeton Lami. Policia ka nisur hetimin në lidhje me ngjarjen teksa fillimisht nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore janë pezulluar nga detyra dy efektiv të komisariatit numër 5 të cilët dyshohet se nuk kanë kryer veprimet procedurale.

Po ashtu janë sekuestruar edhe pamjet filmike, ku u regjistrua konflikti, ndërkohë që hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes

Advertisement