Kosova
Një koalicion i gjerë ndërpartiak mund të ofrojë çlirimin e Kosovës nga kriza institucionale
Profesori amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare Alon Ben Meir, duke folur për daljen nga bllokimi actual në Kosovë, theksoi nevojën për një marrëveshje të gjerë politike që do të mundësonte funksionimin e institucioneve në përputhje me Kushtetutën.
“Procesi i zgjedhjes së një presidenti kërkon mbështetje të gjerë parlamentare, gjë që e bën bashkëpunimin midis qeverisë dhe opozitës thelbësor. Një marrëveshje efektive do të duhej të bazohej në konsensus mbi pozicionet kryesore institucionale dhe respektimin e procedurave të përcaktuara”, tha profesori amerikan.
Ai vlerësoi se një koalicion i gjerë ndërpartiak mund të përfaqësonte një zgjidhje afatshkurtër për kapërcimin e sfidave institucionale, por se qëndrueshmëria e tij do të varej nga gatishmëria e partive për të bashkëpunuar.
“Një koalicion i gjerë ndërpartiak mund të ofrojë një kornizë për kapërcimin e sfidave të menjëhershme institucionale, veçanërisht për sigurimin e shumicës parlamentare të nevojshme për të marrë vendime kyçe, siç është zgjedhja e një presidenti. Megjithatë, pa një vizion të përbashkët programatik, mekanizma të fortë për zgjidhjen e konflikteve dhe rregulla të qarta daljeje, një koalicion i tillë mund të shtyjë vetëm, jo të zgjidhë, tensionet themelore”, tha Ben Meir.
Duke folur për pasojat e krizës politike në rrugën evropiane të Kosovës, Ben-Meir paralajmëroi se bllokadat e shpeshta dhe zgjedhjet e përsëritura mund të ngadalësojnë reformat dhe të devijojnë fokusin nga prioritetet strategjike, duke përfshirë dialogun me Serbinë dhe integrimin evropian.
Së fundmi, ai u shpreh se dalja nga ngërçi politik kërkon një angazhim serioz nga aktorët politikë për arritjen e konsensusit dhe respektimin e kuadrit kushtetues.