Connect with us

Kosova

Konjufca akuzon Osmanin për “frikësimin e popullit me Serbinë”

“Me e frikësu popullin me Serbinë” – Kështu deklaroi në një intervistë ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, teksa komentonte parafushatën e ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën deri vonë ishte partner.
Në vlerësimin e tij, Osmani, po mundohet t’i përdor dy tema karshi Lëvizjes Vetëvendosje, Amerikën dhe Serbinë.
Sipas tij, ajo po e përdor Amerikën ashtu si Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë munduar ta përdorin për të goditur LVV-në.
Megjithatë në argumentin për Serbinë, Konjufca nuk e tha plotësisht të vërtetën, meqë pikërisht ka qenë ai dhe partia e tij të cilët për plot gjashtë vjet qeverisje e kanë përdorur Serbinë, siç tha ai, si “gogol” për ta arsyetuar çdo dështim të tyre.
Disa javë më parë, pikërisht kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference ndërkombëtare deklaroi se nuk ka vend për relaksim në Kosovë, duke theksuar se Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën.
Deklarata se Serbia është e gatshme për sulm, si dhe thirrjet që vendi të jetë në gatishmëri për çdo konflikt të mundshëm, kanë qenë pothuajse të përditshme nga drejtuesit institucionalë të udhëhequr nga LVV-ja.

Advertisement