Connect with us

Bota

Trump lutje dhe presion Pekinit për të izoluar Iranin, Teherani forcon lidhjet me BRICS

Teksa Shtetet e Bashkuara përpiqen të bindin Kinën që të ndërpresë bashkëpunimin me Iranin, Teherani po thellon lidhjet e tij me vendet e BRICS, duke shfrytëzuar takime diplomatike paralele.

Presidenti amerikan Donald Trump po viziton Kinën, teksa ushtroi kërkesa të shqëruara me presion për të frenuar bashkëpunimin diplomatik, ekonomik dhe ushtarak të Pekinit me Teheranin. Paralelisht me këtë, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ndodhet në Indi për të marrë pjesë në takimin e BRICS.

Abas Aslani, bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Qendrën për Studime Strategjike të Lindjes së Mesme tha se Uashingtoni kishte shpresuar që një “fitore në luftë me Iranin” do të shërbente si levë ndikimi ndaj Kinës.

Analisti vuri në dukje se kontrolli amerikan mbi Gjirin Persik dhe objektet energjetike iraniane mund të përdoret në planin afatgjatë si levë kundër Kinës, gjë që minon besimin midis dy fuqive të mëdha.

Për Iranin, takimet e fundit me Kinën, Rusinë, Indinë dhe vende të tjera të BRICS kanë një rëndësi të veçantë ekonomike. Teherani po kërkon alternativa për të zbutur presionin ndërkombëtar, duke shfrytëzuar kufijtë tokësorë me 15 vende fqinje dhe bashkëpunimin me fuqi globale jo-perëndimore.

Zhvillimet vijnë në një moment tensioni të lartë gjeopolitik, ku Irani synon të diversifikojë aleancat e tij ekonomike dhe strategjike brenda BRICS, ndërsa SHBA-të përpiqen të ruajnë levën e tyre ndaj Kinës duke përdorur çështjen iraniane.

Advertisement