Connect with us

Aktualitet

Rriten sulmet kibernetike dhe mashtrimet online, qindra raste të evidentuara në muajt e parë të vitit

Në muajt e fundit, është shënuar një rritje e rasteve të sulmeve kibernetike dhe mashtrimeve online, ku qytetarë të shumtë kanë rënë pre e skemave të organizuara përmes mesazheve SMS dhe platformave elektronike.

“Mesazhet, që shpesh duken sikur vijnë nga Posta Shqiptare, banka të nivelit të dytë apo institucione të Policisë Rrugore për gjoba të papaguara, kanë mashtruar qytetarët duke i nxitur të klikojnë në lidhje të rreme dhe të japin të dhënat personale apo bankare.”

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, gjatë 3 muajve të parë të këtij viti, janë evidentuar 426 raste të krimeve kibernetike, ndër të cilat 125 janë raste falsifikimi dhe ndërhyrjeje kompjuterike. Për këto vepra penale, 243 autorë janë identifikuar, ndërsa në prangat e policisë kanë rënë 30 persona.

Referuar të dhënave, një vit më parë u shënuan 1308 krime të kësaj natyre, ku përsëri dominonte, me 762 raste, vepra penale e falsifikimit dhe ndërhyrjes kompjuterike. Në vitin 2025, 1006 autorë u identifikuan, ndërsa në pranga ranë vetëm 97 prej tyre.

Në këtë veprimtari duket se dominojnë shtetasit e huaj, ku vetëm disa ditë më parë në pranga ra një shtetas holandez dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij. Këta të fundit kërkonin të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve, duke u prezantuar përmes SMS-ve si përfaqësues të një banke të nivelit të dytë.

Advertisement