Connect with us

Politike

Rama nga Estonia: Shqiptarët janë talebanë perëndimorë

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij teksa ishte i ftuar në një panel gjatë vizitës së tij në Estoni.

Rama deklaroi në panelin hapës të konferencës Lennart Meri, se Shqipëria do të jetë gjithnjë krah NATO-s deri në fund sido që të jetë situata gjeopolitikë në botë.

Edi Rama: Së pari falënderoj kryeministrin që më dha mundësinë që më së fundmi të vizitojë këtë vend dhe qytet. Është hera ime e parë. Zbulova,  që ushqimi këtu është i shkëlqyer dhe u sigurova të sjell ca diell. Shoh që tani do largohem është sërish errësirë por ndjesë nuk rri dot më gjatë. Nuk thashë që nuk duhet të më ftoni. Thashë që nëse doni njerëz që të mos flasin gjatë mos ftoni njerëz nga Ballkani.

Shqiptarët janë talebanë perëndimore. Jemi me Aleancën trasnatlantike deri në fund, çfarë do të jetë. Dje pata nderin të merrja pjesë në një ceremoni të bukur në Gjermani, ku u ndera Mari Draghi. Ai mbajti një fjalë kishin kaluar dy vjet nga raporti i tij mbi europën. Fjala pak a shumë thellohej në një gjë, ajo që ka ndodhur kur bëhet fjalë për të vepruar nuk është shumë. Kjo është baza e shqteëismit kryesor. Jam shumë i tunduar të heq jo një paralele, të bëj një pikënisje ish Bashkimi Sovjetik, kur vjen fjala si perceptohen gjërat por nuk trajtohen. Europa nuk bëhet Bashkimi Sovjetik, por ka një pyetje themelore, a mundet Europa të munde, po përballemi me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë përparësitë ekonomike, të shkaktohet një mbireagim.

Advertisement