Connect with us

Politike

Meta publikon letrën e ‘McKeon Group’: Kontrata me LSI-në ishte e pavlefshme

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një shkresë të kompanisë lobuese “McKeon Group”, marrvëshja e së cilës me ish-partinë LSI ka përfunduar në SPAK dhe cilësohet si një provë kundër kryetarit, ku njoftohet Departamenti i Drejtësisë në SHBA për pavlefshmërinë e saj.

“Ky denoncim drejtuar Departamentit të Drejtësisë në SHBA nga Presidenti i “McKeon Group”, është shkruajtur në prezencën time më 30 janar 2017, pasi u njoha me kontratën e paligjshme dhe të paautorizuar nga unë dhe LSI që ishte regjistruar nga avokati greko-amerikan Fidetzis në FARA (Departamenti i Drejtësisë)”, thotë Ilir Meta.

Ai sqaron se “i gjithë operacioni kriminal mediatiko – ligjor, brenda dhe jashtë vendit që nga “Mother Jones” e Sorosit në 2018 e deri tek “Kronen Zeitung” në Austri, e qindra artikuj të tjerë edhe me letërporositë e manipuluara të miqve të McGonigalit, janë vetëm financim kriminal i dyshes Soros-Rama.”

Sipas Ilir Metës, marrëveshja e LSI me kompaninë “McKeon Group”, është bërë burim për këto media ndërkombëtare për të hedhur baltë ndaj tij, sepse ajo në realitet është nënshkruar nga një person i paautorizuar në LSI, por që emri nuk i bëhet publik.

“Lexojeni me vëmendje këtë letër, se si e kam denoncuar mashtruesin greko-amerikan që më 30 janar 2017. Kjo është vetëm maja e majës së ajsbergut që kanë ndodhur gjatë këtij procesi kriminal, që nuk ka kursyer as transparencën dhe as bashkëpunimin e fortë dhe të besueshëm në drejtim të zbatimit të ligjit që duhet të ketë Shqipëria me SHBA”, vijon ai.

Newsbomb.al po publikon përmbajtjen e letrës, të përthyer në gjyhën shqipe, kur Presidenti i kompanisë lobuese “McKeon Group” i shkruan Departamentit të Drejtësisë në SHBA dhe e vë në dijeni për pavlefshmërinë e marrëveshjes me LSI, sepse Ilir Meta nuk ka qenë në dijeni të saj.

Përmbajtja e letrës së publikuar nga Ilir Meta:

E nderuar znj. Hunt,

Grupi McKeon u punësua nga Partia LSI e Shqipërisë në janar të këtij viti për të rritur bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe SHBA-së. Ne nënshkruam një marrëveshje dhe, sipas kërkesave të FARA-s, dorëzuam dokumentacionin dhe përfunduam regjistrimin. Personi që nënshkroi marrëveshjen në emër të Partisë LSI, për fat të keq nuk ishte i autorizuar ta nënshkruante atë. Ne nuk e dinim këtë në atë kohë.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shqipërisë, z. Ilir Meta, erdhi në SHBA për Inaugurimin dhe zbuloi problemin me marrëveshjen. Ai na informoi se individi që nënshkroi marrëveshjen origjinale dhe identifikoi fushëveprimin e punës nuk ishte i autorizuar. Ne filluam të korrigjojmë fushëveprimin e punës së marrëveshjes së shërbimit, duke përfshirë nënshkrimet e autorizuara.

Ne besojmë se do të ishte në interesin më të mirë të të gjithëve të zëvendësonim marrëveshjen e pavlefshme me marrëveshjen e korrigjuar, si dhe të gjitha provat.

Faleminderit për konsideratën tuaj.

Advertisement