Aktualitet
Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria do të ngjitet e pesta në skenë! Kënga ‘Nan’ hit i edicionit 2026
Në natën finale të Eurovision, Shqipëria do të përfaqësohet nga hiti ‘Nan’, kënduar nga Alis. Në garë për vendin e parë janë 25 shtete ndërsa nata e madhe do të hapet nga Danimarka. Alis do të ngjitet në skenë i pesti e ndërsa i fundit do të performojë Austria, vendi mikpritës i këtij kompeticioni për këtë vit. Alis elektrizoi arenën e Wiener Stadthalle në natën e dytë gjysmëfinale duke e bërë këngën ‘Nan’ më të klikuarën.
Renditja e shteteve në natën finale:
Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
Gjermani: Sarah Engels – Fire
Izrael: Noam Bettan – Michelle
Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
Shqipëri: Alis – Nân
Greqi: Akylas – Ferto
Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
Australi: Delta Goodrem – Eclipse
Serbi: LAVINA – Kraj Mene
Maltë: AIDAN – Bella
Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
Bullgari: DARA – Bangaranga
Kroaci: LELEK – Andromeda
Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
Francë: Monroe – Regarde!
Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
Poloni: ALICJA – Pray
Lituani: Lion Ceçah – Sólo Quiero Más
Suedi: FELICIA – My System
Qipro: Antigoni – JALLA
Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
Austri: COSMÓ – Tanzschein
Në Finalen e Eurovision 2026 votimi do të hapet pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të qëndrojë i hapur gjatë të gjitha performancave dhe më pas edhe 40 minuta pasi të jetë interpretuar kënga e fundit. Për këngën e preferuar, mund të votohet deri në 10 herë.