Connect with us

Aktualitet

Dalin pamjet/ Grabitësit me kallashnikov largohen me motor pas grabitjes në argjendari

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur dy grabitësit dalin nga argjendaria në Kamzës, dhe largohen nga vendngjarja.

ndërsa një prej autorëve shfaqet e kallashnikov në dorë, ndërsa më pas largohen të dy me një motor.

Mjeti në fjalë ishte parkuar nga autorët para argjendarisë.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës. Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Advertisement