Aktualitet
44 vjeçari i dehur përplas automjetin e policisë pas ndjekjes
Një 44-vjeçar është vënë në qendër të një incidenti të rëndë në rrugët e Durrës, pasi në gjendje të dehur ka tentuar t’i shmanget policisë dhe gjatë ndjekjes ka përplasur automjetin e patrullës.
Sipas informacioneve, patrulla e policisë ishte njoftuar për një shtetas që po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të pakontrolluar në zonën e lagjes 17, në ish-Kënetë, dhe është vënë menjëherë në ndjekje të tij.
Gjatë përpjekjes për t’u larguar, 44-vjeçari ka tentuar të manovrojë mjetin për të shmangur ndalimin, por në ecje mbrapa ka goditur automjetin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak metra larg zonës ku më herët është regjistruar një tjetër aksident tragjik që i mori jetën dy fëmijëve dhe la të plagosur një tjetër person, duke shtuar shqetësimin për sigurinë rrugore në atë segment.