Connect with us

Sport

“Vdekja” e futbollit të popullit? Kupa e Botës 2026 kthehet në “festën” e Elitës, shifrat që do t’ju lënë pa fjalë

Kupa e Botës 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, turneu më i madh në histori, me 48 kombëtare pjesëmarrëse.

Por, ndërsa bota e futbollit pret me padurim fillimin e festës, për miliona tifozë realiteti është i hidhur, çmimet janë kaq të larta, saqë pjesëmarrja është financiarisht e pamundur.

9.040 ditë pune për një ndeshje

Bileta më e lirë e disponueshme për atë ndeshje, sipas Ticketmaster, kushton 774 dollarë.

Kjo nuk është thjesht një shifër e ftohtë statistikore është pasqyra e një pabarazie të thellë që e ndan botën e futbollit në dy kategori, ata që mund të shkojnë, dhe ata që mund vetëm të ëndërrojnë.

Haiti: Kthimi i rrallë në skenën botërore, pa mundësi për ta shijuar

Haiti është kualifikuar për herë të dytë në historinë e tij në një Kupë Bote, hera e parë ishte në vitin 1974. Paga mesatare mujore në Haiti është rreth 147 dollarë, që do të thotë se një muaj i tërë pune nuk mbulon as biletën më të lirë për ndeshjen.

Duke shtuar edhe shpenzimet e tjera, biletën e avionit nga Haiti (mesatarisht 652 dollarë) dhe koston bazë të hotelit (120 dollarë), totali arrin në 952 dollarë. Kjo shifër tejkalon pesë paga mujore të një punonjësi me të ardhura mesatare.

Problemi është edhe më i gjerë, preket 40% e kombeve të kualifikuara

Hulumtimet tregojnë se tifozët e 40% të kombeve të kualifikuara do të duhej të shpenzonin më shumë se një pagë mujore vetëm për të ndjekur tri ndeshjet e fazës së grupeve, edhe duke zgjedhur biletat më të lira të disponueshme.

Tifozët e Senegalit dhe Haitit do të shpenzonin ekuivalentin e katër pagave mujore.

Çdo kombëtare afrikane e kualifikuar përballet me kosto biletash prej të paktën një page mujore. Edhe tifozët europianë, tradicionalisht me fuqi më të madhe blerëse, nuk shpëtojnë lehtë, tifozët e Anglisë dhe Skocisë do të duhet të japin rreth pesë ditë pagë për çdo ndeshje, pa llogaritur fluturimet, akomodimin, vizat apo ditët e marra pushim nga puna.

FIFA dhe çmimet: Kush fajësohet?

FIFA ka reaguar ndaj ankesave për çmimet e larta duke ua hedhur fajin rishitësve, të cilët kanë listuar bileta për finalen deri në mbi 2 milionë dollarë. Megjithatë, kërkesa mbetet e lartë. Sipas një sondazhi të GlobalData, Kupa e Botës renditet si ngjarja sportive për të cilën tifozët janë më të gatshëm të paguajnë, me 27,8% të të anketuarve që shprehin interes për t’i ndjekur ndeshjet fizikisht në stadium.

Një festë globale që rrezikon të humbasë frymën e saj

Drejtori i hulumtimit në “Peripheral”, Saul Westbrook, ka deklaruar: “Rrallësia dhe veçantia e Kupës së Botës bën që shumë tifozë të bëjnë gjithçka për të parë ekipin e tyre. Megjithatë, të dhënat tona tregojnë se çmimet aktuale të biletave e bëjnë ndjekjen e turneut financiarisht të parealizueshme për shumë njerëz.”

Nëse stadiumet gjithnjë e më shumë mbushen nga turistë, mysafirë korporatash dhe elita globale dhe jo nga tifozët e vërtetë që kanë luftuar me vite të tëra për të qenë atje, festivali i futbollit botëror rrezikon të humbasë atë që e bën vërtet unik: zjarrin dhe shpirtin e pastër të njerëzve që e duan vërtet këtë lojë.

Advertisement