Connect with us

Rajon

Tragjike/ Shqiptari, baba i dy fëmijëve humb jetën duke punuar

Një 46-vjeçar shqiptar, vdiq sot (18 maj) në Greqi, ndërsa ishte duke punuar një projekt ndërtimi të rrjetit të ujërave të zeza në shpatin e Janinës.

Sipas ERT, punëtori 46-vjeçar me origjinë shqiptare dhe baba i dy fëmijëve, ishte duke gërmuar kur dheu u fundos dhe e shtypi për vdekje.

Ekipet e shpëtimit dhe një ambulancë e EKAB-së shkuan me nxitim në vendngjarje, ndërsa u bënë përpjekje për ta ringjallur atë me ndërhyrjen e shpejtë CPR, por fatkeqësisht pa sukses.

Personi përgjegjës i kantierit të ndërtimit është arrestuar në lidhje me rastin, ndërsa një hetim paraprak për rrethanat e sakta të aksidentit është duke u zhvilluar, sipas të njëjtave burime.

Në vendngjarje shkoi edhe një ekip nga administrata e Qendrës së Punës së Janinës, e cila po kërkon një hetim për shkaqet dhe atribuimin e përgjegjësisë.

Advertisement