Kronike
Plagosja e 23 vjeçarit/ Shoqërohej nga djali i ish-deputetit të PD-së
Një operacion i Policisë së Shtetit në aksin “Mamurras–Laç” ka përfunduar me një të plagosur dhe një të arrestuar.
Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes për kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dyshuari 23-vjeçar Leonard Dema ka tentuar të përplasë me automjet efektivët e Forcës së Posaçme Operacionale, duke rrezikuar jetën e tyre.
Në të njëjtin moment, personi që e shoqëronte Amadeo Fufi dyshohet se ka kërcënuar policinë me armë zjarri.
Në kushtet e vetëmbrojtjes, policia ka ndërhyrë për neutralizimin e situatës. Gjatë aksionit është plagosur 23-vjeçari në bark, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Personi i arrestuar është identifikuar si Amadeo Fufi, djali i ish-deputetit të PD-së Mhill Fufi i cili shoqëronte të kërkuarin gjatë ngjarjes.
Policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë.