Aktualitet
Biskotat gjermane u kapën me nivele myku të lartë, AKU njofton tërheqjen e tyre nga tregu
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se biskotat gjermane “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur” janë tëhequr nga tregu, pasi në to është konstatuar një prani e lartë e mykut.
Ishte vetë subjekti që i tregtonte, “Rossman & Lala”, që njoftoi për tërheqjen e këtij produkti pasi kompania “Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani, e cila është prodhuesja e këtyre biskotave, kërkoi largimin nga supermarketet e produktit të tyre.
AKU thekson në njoftimin e saj se nga subjekti “Rossman & Lala” është bërë tërheqja e menjëhershme e artikullit nga të gjitha pikat e shitjes.
Po ashtu i bëhet thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë pranë pikave të shitjes.
Njoftimi i AKU:
Referuar njoftimit të ardhur nga subjekti Rossman & Lala mbi tërheqjen nga tregu të produktit EnerBiO Dinkel Waffeln Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700) – Date skadence 18.01.2027, njoftim ky i bërë nga kompania Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani, si masë parandaluese e tejkalimit të nivelit të lejuar të mykotksinave,/toksina të mykut
Të dhënat e produktit:
Emri I Produktit :EnerBiO Dinkel Ëaffeln Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700
Datë skadence : 18.1.2027
Nga ana e subjekti jemi njoftuar se është bërë tërheqja e menjëhershme e artikullit nga të gjitha pikat e shitjes pa dallim LOT Number dhe datë skadence.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po merr masat për të kryer verifikimet përkatëse referuar njoftimit të kryer nga OBU, ku dhe i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje ta kthejnë pranë pikave të shitjes.