Aktualitet
“Borxhi” që përfundoi në pengmarrje/ Dy të rinj “lajnë hesapet” duke dhunuar një person
Policia e Vlorës ka finalizuar një aksion me arrestimin e dy personave të dyshuar për pengmarrje një natë më parë. Sipas burimeve paraprake, dy persona rreth moshës 30-vjeç, kanë marrë peng një tjetër, ndaj të cilit dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike.
Ndërkohë, shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një shumë monetare e marrë borxh nga personi i marrë peng. Bëhet me dije se, hetimet vijojnë teksa personat e shoqëruar po merren në pyetje nga Policia e Vlorës.