Pas daljes nga “Ferma VIP”, çifti Adion dhe Ola janë të pandarë, duke u shfaqur kudo bashkë dhe duke ndarë momente të ndryshme të përditshmërisë së tyre. Së fundmi, ata kanë publikuar edhe video në shoqërinë e familjarëve, duke treguar afrimitet mes dy familjeve.
Takimi i fundit mes tyre është zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe familjare, ku nuk kanë munguar momentet e bashkëbisedimit dhe ndërveprimit mes të pranishmëve. Ola është parë duke i shërbyer kafe vjehrrës, ndërsa Adioni ka kaluar kohë me vëllanë e saj duke luajtur PlayStation.
Gjatë qëndrimit të tyre në “Ferma VIP”, në një nga hyrjet brenda formatit, vëllai i Olës është shfaqur me një qëndrim kritik ndaj lidhjes, duke i kërkuar motrës së tij të reflektonte për marrëdhënien me Adionin dhe duke shprehur hapur kundërshtinë e tij në atë moment.
Së fundmi, raportet mes tyre duket se kanë ndryshuar, pasi në takimet familjare të publikuara ata janë parë në një atmosferë më të qetë dhe më të afërt.
View this post on Instagram
