Politike
“Sali kolltuku!”/ Salianji SHPËRTHEN ndaj Berishës: Je uzurpator, vrave shpresën e demokratëve
Ervin Salianji i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha, pasi ky i fundit e konsideroi “përfaqësues të botës së krimit” gjatë deklaratës së tij lidhur me publikimin e fletëve të votimit me emrin e ish-deputetit demokrat. Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji akuzon Berishën se është kthyer në “simbol të votimit pa garë” dhe “uzurpator pa zgjedhje”, ndërsa e cilëson procesin për zgjedhjen e kreut të PD-së si farsë. “Sot je kthyer në simbolin e votimit pa garë, uzurpatorit pa zgjedhje dhe pa dinjitet politik, vrasësin e shpresës së qytetarëve për ndryshim”, shprehet Salianji.
Ish-deputeti demokrat shprehet se pjesëmarrja në votime ka qenë më e ulët nga sa pretendon PD, duke deklaruar se në të gjithë Shqipërinë nuk kanë marrë pjesë as 1000 anëtarë, ndërsa paralajmëron publikimin e provave mbi procesin dhe, sipas tij, manipulimin e shifrave.
Më tej, ish-deputeti demokrat falënderoi mbështetësit që, sipas tij, kanë bojkotuar procesin dhe kanë dërguar foto të fletëve të votimit duke shtuar emrin e tij, pasi Berisha e përjashtoi nga gara.
Reagimi i Salianjit