Connect with us

Politike

“28 mijë demokratë kanë votuar”/ Vokshi publikon shifrat e reja për referendumin e Berishës

Partia Demokratike zhvillon sot garën për kryetar. Në një komunikim për mediat Albana Vokshi theksoi se dëri më 15:00 në 77 degët e Partisë Demokratike, rezulton 28 379 votues.

Vokshi theksoi gjithashtu se shifra rritet moment pas momenti, pasi anëtarët demokratë vijojnë t’u drejtohen kutive të votimit. Gjatë fjalës së saj Vokshi nënvizoi se i gjithë procesi është transparente dhe se do të jetë deri në fund.

“Mendoj që kjo dalje është vetëm për pjesëmarrjen, për procesin e votimit. Me të mbaruar procesi i votimit neve do t’ju japim të gjitha sqarimet për numrin e votuesve të Partisë Demokratike që kanë të drejtë vote dhe janë ftuar sot. Kjo do të thotë që janë punuar listat, janë pastruar listat. Një pjesë janë larguar në diasporë, por do t’ju japim të gjitha detajet e nevojshme. Pra, jemi transparentë deri në fund, ju kemi dhënë një numër siç është sot. Nesër mund të rritet ai numër sepse ka anëtarësime të reja, mund të zvogëlohet sepse ikin nga diaspora. Pra, është ‘working progress’, por sot është ky numri i cili është ftuar për të votuar për referendumin, për të zgjedhur kryetarin e Partisë Demokratike”, tha ajo.

Ky proces ka nisur në orën 08:00 dhe pritet që të përfundojë në orën 18:00.

 

 

Ai theksoi se procesi ka vijuar i qetë. Ndërsa ka pasur edhe një reagim nga ish-deputeti Ervin Salianji i cili ka hedhur akuza për mungesë transparence.

Gazetari Stafa gjithashtu tha për News24 se në përfundim të procesit pritet të mblidhet edhe Kuvendi i PD.

Advertisement