Connect with us

Politike

Rubio bëri homazhe për Nënë Terezën/ Hoxha: Shembull i gjallë i përkushtimit

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka reaguar në lidhje me nderimin që sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, i bëri Nënë Terezës.

Teksa falenderon Rubion, Hoxha shkruan në “X” se shpirti i Nënë Terezës vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën.

“Faleminderit, Sekretar Rubio @SecRubio, për nderimin e Nënë Terezës, shenjtores së lindur në #Shqipëri e cila la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie, përulësie dhe shërbimi ndaj njerëzimit. Jeta e jashtëzakonshme dhe besimi i thellë katolik i Nënë Terezës mbeten një shembull i gjallë i përkushtimit ndaj atyre që kanë më shumë nevojë për kujdes, vëmendje dhe shpresë.

Shpirti i saj vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën përmes akteve të dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit me më të varfrit dhe më të prekshmit midis nesh. Siç tha ajo me mençuri: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe“, shkruan Hoxha.

Advertisement