Connect with us

Kronike

I vuri pistoletën në kokë 17-vjeçarit pas konsumimit të alkoolit, detaje nga plagosja te Casa Italia

Janë zbuluar detaje të reja nga plagosja me armë zjarri pranë Casa Italia-s në kryeqytet. Në dëshminë e dhënë në polici ata kanë deklaruar se katër të rinjtë ndodheshin në banesën e 19-vjeçarit Rigers Sylaj.

Ata kanë konsumuar alkool dhe në një moment 19-vjeçari ka marrë pistoletën për t’ia treguar shokëve dhe dyshohet se pa e ditur që në të kishte fishekë ia ka drejtuar në kokë shokut të tij 17- vjeçar.

Mësohet se 17-vjeçari ka një plagë në kokë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. 19-vjeçari së bashku me dy shokët e tjerë të frikësuar e kanë nxjerrë shokun e tyre të plagosur në oborr pasi shtëpia është private dhe kanë njoftuar ambulancën.

Në dëshminë paraprake ata i kanë pohuar policisë se kanë dëgjuar një të shtënë arme dhe shoku i tyre është plagosur në oborr.

Por teksa janë marrë sërish në pyetje kanë treguar se ishin duke pirë alkool në banesë dhe ngjarja ka ndodhur aksidentalisht teksa 19-vjeçari Sylaj po u tregonte pistoletën.

Advertisement