Kosova
‘Osmani nuk ka ofertë politike, akuzat ndaj Kurtit mund ta forcojnë Vetëvendosjen’
Për Donika Eminin, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë, modeli i vitit 2021 ka qenë i paprecedentë dhe thelbësisht simbolik, pasi në një sistem parlamentar si Kosova, posti i presidentit nuk përcaktohet në kutitë e votimit, por përmes marrëveshjeve politike në Kuvend. Edhe kandidatura e tanishme e Vjosa Osmanit, sipas saj, nuk e ndryshon këtë logjikë.
Ajo shtoi se Osmani, për më tepër, nuk ka ofertë politike, por kryesisht kundërpërgjigje ndaj Vetëvendosjes, çka, siç tha, mund të përfundojë duke e forcuar këtë të fundit.
Sipas saj, edhe PDK-ja, me refuzimin e bashkëpunimit me Nismën dhe mungesën e prurjeve të reja politike, mund të ndikojë në rritjen elektorale të Vetëvendosjes.
Ajo theksoi se vetëm në një skenar të tillë do të mund të zgjidhej kriza aktuale, por paralajmëron se ai do të vinte me kosto për pluralizmin politik dhe vetë demokracinë, prandaj nuk do të ishte i shëndetshëm.
Sipas saj, dalja nga ngërçi kërkon vetëm vetëdijesim më të madh nga klasa politike se Kosova është një sistem multipartiak, i ndërtuar me Kushtetutë për të funksionuar mbi bazën e konsensusit.
Me Kurtin që këmbëngul në një president unifikues dhe jopartiak, Hoxha nuk e sheh as afër një disponim të tillë mes partive. Ai vlerëson se marrëveshja politike mund të vijë vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.