Connect with us

Bota

Avancimi i bisedimeve SHBA-Iran, reagon Netanyahu: Teherani nuk mund të ketë armë bërthamore

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj për herë të parë publikisht të dielën raportimeve për një marrëveshje të re midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke theksuar se Izraeli nuk do të pranojë asnjë kompromis që lejon Teheranin të zhvillojë armë bërthamore.

Në një postim në platformën “X”, Netanyahu deklaroi qartë se Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore,

Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”, shkroi ai në “X”, me postimin që shoqërohej me një imazh që dukej i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, ku ai dhe Presidenti amerikan Donald Trump paraqiteshin së bashku.

Deklarata vjen një ditë pas një bisede telefonike midis Trumpit dhe Netanyahut, në sfondin e raporteve për përparim drejt një “memorandumi mirëkuptimi” SHBA-Iran. Sipas burimeve, marrëveshja e mundshme e kufizuar synon zgjatjen e armëpushimit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për trafikun detar.

Izraeli shpreh shqetësim të thellë se një marrëveshje e tillë e pjesshme nuk adreson çështjet thelbësore të sigurisë kombëtare: programin bërthamor iranian dhe rezervat e konsiderueshme të uraniumit të pasuruar që Teherani zotëron.

Sipas një zyrtari të lartë izraelit, gjatë bisedës së të shtunës, Presidenti Trump e siguroi Netanyahun se do të qëndronte i vendosur në negociata. Trump u zotua se nuk do të nënshkruante asnjë marrëveshje përfundimtare pa u plotësuar kërkesat kryesore izraelite.

Advertisement