Kronike
U aksidentua për vdekje teksa po shkonte në shkollë, ja kush është 7 vjeçari
A.S, është 7-vjeçari i cili humbi jetën mëngjesin e kësaj të hëne në një aksident tragjik në aksin nacional Elbasan–Librazhd, pranë fshatit Mengël.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:00, pranë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”, teksa i mituri ndodhej me nënën e tij. Sipas dëshmive paraprake, pas shoqërimit të motrës në shkollë, 7-vjeçari dyshohet se është shkëputur nga dora e së ëmës dhe është përplasur nga automjeti që drejtohej nga producenti dhe regjisori Petri Bozo.
Algiti ishte nxënës i klasës së parë dhe, sipas familjarëve e banorëve të zonës, një fëmijë i dashur dhe plot jetë. Banorët kanë ngritur shqetësimin për mungesën e një mbikalimi në zonë, duke theksuar se siguria pranë shkollës ka qenë prej kohësh problematike.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat ku ka deklaruar se nuk po lëvizte me shpejtësi pasi ishte në rrugë nacionale. Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.