Bota
Model botëror/ Sudia arrin objektivin historik, më pak se 5% e popullsisë pinë duhan
Suedia ka arritur objektivin për të pasur më pak se 5% të popullsisë që pi duhan rregullisht, duke u konsideruar tashmë efektivisht një vend “pa duhan”.
Këshilli Suedez për Informacion mbi Alkoolin dhe Drogat e Tjera konfirmoi se vendi ka përmbushur objektivin afatgjatë të shëndetit publik të parashikuar për vitin 2025.
Në fillim të viteve 1980, mbi 30% e suedezëve konsumonin duhan çdo ditë. Autoritetet theksojnë se rënia e ndjeshme e numrit të duhanpirësve është rezultat i politikave të vazhdueshme të shëndetit publik dhe ndryshimeve në zakonet sociale.
Suedia konsiderohet një nga vendet me normat më të ulëta të pirjes së duhanit në Evropë, ndërsa ekspertët e shëndetit publik e cilësojnë këtë arritje si një sukses të rëndësishëm në luftën kundër sëmundjeve të lidhura me duhanin.