Connect with us

Kosova

Kontrabandë nga Serbia në Kosovë për Kurban Bajram, Policia bllokon 31 dele

Tridhjetë e një dele e qingja që po futeshin kontrabandë në Kosovë një ditë para festës së madhe të Kurban Bajramit, janë ndaluar nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare. Ato rezultojnë se janë të pamatrikulluara.

Njësitë policore kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa vendore, në të cilat janë gjetur të ngarkuara 27 dele dhe 4 qengja pa matrikula në vesh, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa me autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “kontrabandim me mallra”.

“Automjetet dhe malli janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme”, njofton Policia e Kosovës, e cila garanton se mbetet e angazhuar për ruajtjen e kufirit shtetëror dhe parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare.

Advertisement