Connect with us

Aktualitet

Grabisnin banesa, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Autoritetet italiane kanë arrestuar tre shqiptarë me banim në Provincën e Bolonjës. Tre të arrestuarit, 22, 23 dhe 33 vjeç, akuzohen për vjedhje të banesave.

Mediat italiane shkruajnë se arrestimet u kryen gjatë një operacioni në shpatin e kodrës së Via Montebello, pranë një shtëpie. Gjatë kontrollit në makinën e të rinjve, efektivët bënë të mundur gjetjen e disa bizhuterive dhe orave luksoze me vlerë dhjetëra mijëra euro, me origjinë të dyshimtë.

Me urdhër të Prokurorit Publik në Prokurorinë Publike të Bolonjës, autorët e dyshuar u shoqëruan në sallat e gjyqit të Gjykatës së Bolonjës për seancën e vërtetimit dhe gjykimin ndaj tyre.

Advertisement