Aktualitet
“Ebola s’ka asnjë shans të vijë në shqipëri”/ Eksperti i ISHP qetëson qytetarët!
Ebola, sëmundje infektive me vdekshmëri të lartë, ka alarmuar autoritetet shëndetësore ndërkombëtare. Por sa gjasa ka të vijë në Shqipëri? Eksperti i ISHP, Artan Simaku, shprehet se nuk ka asnjë shans që kjo sëmundje të vijë në Shqipëri dhe Europë.
Ebola shfaqet 21 ditë pasi je infektuar, por cilat janë simptomat e saj?
“Fillon si grip, por jep hemorragji kur rëndohet. Këshillojmë mos të udhëtohet në vendet e prekura”, shprehet Simaku.
Në aeroporte ka nisur këshillimi i udhëtarëve se si të veprojnë nëse kontaktojnë një qytetar të infektuar, në mënyrë që të izolohen.