Pinknews
Partneri 30 vite më i ri i Moza Ahmetit? Publikohet fotoja e Leos?
Një foto po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, ku shfaqet një djalë pranë poetes Mimoza Ahmeti, duke ngjallur menjëherë reagime dhe dyshime në publik.
Sipas komenteve që po shpërndahen online, personi në foto dyshohet se është Leo, i cili përflitet si partneri i saj. Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për identitetin e tij.
Emri i Leos është përmendur shpesh edhe gjatë qëndrimit të Mimoza Ahmetit në formatin televiziv “Ferma VIP”, ku ajo ka folur disa herë për të, duke e bërë publikun edhe më kurioz për raportin e tyre.
Fotografia ka ndezur diskutime të shumta në rrjet, ndërsa ndjekësit janë të ndarë mes atyre që besojnë se bëhet fjalë për partnerin e saj dhe të tjerëve që mendojnë se mund të jetë kushdo.