Connect with us

Kronike

Artan Hoxha trondit me deklaratën: E njëjta strukturë që zhduku Martinajn bëri edhe masakrën në Rinas

Zhdukja e ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, vijon të mbetet e pazbardhur nga autoritetet e vendit. Teksa po bëhen katër vite nga momenti kur ai u pa për herë të fundit, institucionet ligjzbatuese ende nuk kanë konfirmuar se çfarë ka ndodhur me biznesmenin.

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratat e babait të ish-bosit të lojërave të fatit, Mustafa Martinaj, i cili, sipas tij, ka dhënë emrat e vrasësve në GJKKO.

Babai i Ervis Martinajt po jep disa mesazhe. Batuta që tha ai herën e fundit ishte unë kërkoj kufomën e djalit, trupin e djalit, dhe këta merren me leckat e djalit tim. Kur ai thotë se kërkon trupin e djalit, nënkupton që i ka dhënë emrat e vrasësve në këtë moment. I ka dhënë emrat në GJKKO”, tha Hoxha.

Hoxha tha më tej se institucionet duhet t’u japin fund zërave dhe të pranojnë se Martinaj është vrarë.

Institutionet duhet të thonë një gjë: personi që kërkojmë nuk jeton, po kërkojmë kufomën e tij. Në këto kushte, në pamundësi për të bërë një tjetër betejë gjyqësore, familja po përdor procesin gjyqësor dhe mediat, duke i çuar një mesazh të fortë shtetit: pavarësisht motiveve, gjeni trupin e Vis Martinajt”, tha ai.

Më tej, gazetari bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se e njëjta strukturë kriminale që zhduku Ervis Martinajn është përgjegjëse edhe për atentatin në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe polici Muçi Shaljani. Gjithashtu, Hoxha theksoi se kjo aleancë është ende e fuqishme dhe ka kontroll mbi territorin.

Tani e di që publiku është i uritur për të dëgjuar emra: kush e bëri, si e bëri, kush është aleanca. Nuk është akoma momenti. Fakti që askush nuk po merret me ta, do të thotë që ata janë ende shumë të fuqishëm. Fakti është që ata bënë edhe një ngjarje tjetër, sepse e njëjta strukturë e bëri Rinasin (vrasjen e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit). Kjo do të thotë që jo vetëm janë të fuqishëm, por kanë edhe kontrollin e territorit. Vrasjet në Shqipëri kanë rënë sepse kjo aleancë ka kontrollin”, tha gazetari.

Advertisement