Connect with us

Aktualitet

‘Ore u kemi dhënë votën…’/ Pronarët e mjeteve të ujit tentojnë të hyjnë me dhunë në Bashki

Pronarët e mjeteve të ujit në Ksamil kanë protestuar ditën e sotme para Bashkisë si dhe kanë ndërprerë mbledhjen e Këshillit Bashkiak Sarandë.

Pjesë e rendit të ditës së mbledhjes së sotme shqyrtimi dhe miratimi i hartave të vendbazimeve të mjeteve ujore në territorin e Bashkisë Sarandë.

Megjithatë, pronarët e mjeteve ujore kundërshtuan këtë propozim, duke argumentuar se vendbazimet e propozuara nuk janë funksionale për aktivitetin e tyre.

“Idea është që vendbazimet që caktohen të jenë praktikë. 2 prej tyre janë jashtë funksionit, janë në cepa të Ksamilit që nuk hynë në punë për asgjë. Ato dy që janë mund të bëjnë njerëzit lëmsh e li” shprehet qytetari.

Gjatë protestës së sotme pronarët e mjeteve ujore tentuan të hynin me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, duke kërkuar një takim me kryetarin e bashkisë.

Nga ana tjetër një përfaqësuese e bashkisë si dhe një nga efektivët e pranishëm në mbledhje bënë me dije se janë dakordësuar që të vendosen 4 vendbazime për mjetet ujore.

“Për këtë qëllim janë bërë disa takime. Janë dëgjuar grupet e interesit dhe kemi konkluduar në propozimin dhe hartën që ju kemi sjellë sot për votim. Nga ana e Policisë është kërkuar që të jenë vetëm 2 kordone lëvizëse, kanë qenë 12. Ne kemi gjetur një rrugë të mesme dhe kemi propozuar 4 të tilla” tha përfaqësuesja e bashkisë.

Pjesë nga përplasja:

Përfaqësuese nga bashkiaPër këtë qëllim janë bërë disa takime. Janë dëgjuar grupet e interesit dhe kemi konkluduar në propozimin dhe hartën që ju kemi sjellë sot për votim. Nga ana e Policisë është kërkuar që të jenë vetëm 2 kordone lëvizëse, kanë qenë 12. Ne kemi gjetur një rrugë të mesme dhe kemi propozuar 4 të tilla.

Reagimi i qytetarit: Idea është që vendbazimet që caktohen të jenë praktikë. 2 prej tyre janë jashtë funksionit, janë në cepa të Ksamilit që nuk hynë në punë për asgjë. Ato dy që janë mund të bëjnë njerëzit lëmsh e li.

Reagimi i efektivit: Ne kemi për qëllim jetën e njerëzve. Sigurinë e qytetarëve. Në komunikimin që kemi bërë me bashkinë dhe policinë bashkiak, jemi dakordësuar që të jenë katër. Me 4 të tilla ne jemi më të sigurt. Pastaj se ku do të vendosen e zgjedhin vetë bizneset. Ne jemi për të siguruar pjesën e stacionit nga ku do hynë e do dalin mjetet.

Advertisement